Objektivat mësimore |
Nxënësit mund të përcaktojnë konceptet e mosmarrëveshjeve dhe të paqes. Nxënësit mund të shpjegojnë se cilat mosmarrëveshje mund të zgjidhen dhe cilat jo. |
Burimet | Letra me figura shpjeguese dhe shënjues me ngjyra. |
Procedura
- Te një nga fletët shkruhet fjala «KONFLIKT».Nxënësve u jepen dy detyra për nxitjen e mendimit.a. Ata hedhin me shkrim sa shumë shprehje ose fjalë që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet që vijnë në mendje.
b. Ata shtojnë fjalët kyçe që kanë lidhje me situatat e mosmarrëveshjeve.
Kjo pjesë kryhet në heshtje, pa bërë komente.
- Kur nxënësve u shterojnë idetë, në fletën tjetër shkruhet fjala «PAQE». Ndiqet e njëjta procedurë.
- Klasa diskuton përfundimet.
- Nxënësit, në bashkëpunim me mësuesin klasifikojnë konfliktet në disa tipa:
- Konflikte që mund të zgjidhen
- Konflikte që nuk mund të zgjidhen.Zgjidhja e konflikteve pa humbës (shih Ushtrimin 8.1.) shpesh herë është e mundur vetëm nëpërmjet kompromisit. Kjo vepron kur, për shembull, burimet e pakta duhet të ndahen në mënyrë të drejtë. Nëse torta është e vogël dhe çdo person merr nga një pjesë të vogël të barabartë, unë mund ta pranoj zgjidhjen edhe sikur të mbetem i uritur. Por, nëse ndodh ndonjë përplasje vlerash dhe bindjesh fetare, atëherë kompromisi vështirë se është i mundshëm. E nëse një konflikt shkaktohet nga ndarjet etnike ose racore, ekziston rreziku i dëbimit ose i shfarosjes fizike të anëtarëve të një asaj pjese të popullsisë. Sa më e mençur të jetë qasja ndaj konflikteve, aq më e madhe është edhe mundësia për ta zgjidhur atë me marrëveshje, kompromis dhe pa dhunë. Zgjidhja me mend e konflikteve kërkon që palët të bëjnë dallimin mes çështjes dhe kundërshtarit dhe të respektojnë dinjitetin e kundërshtarit njerëzor në lidhje me të drejtat e njeriut.
Zgjerim
Nxënësit ilustrojnë situata të ndryshme të paqes dhe konflikteve nëpërmjet vizatimeve ose artikujve e fotove nga shtypi.