Objektivat mësimore |
Nxënësit nxiten të pranojnë nocionin e ligjit dhe të rregullave në grup. Nxënësit janë në gjendje të pranojnë dallimet dhe të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse. Ata zhvillojnë potencialin e tyre krijues në zgjidhjen e konflikteve. |
Burimet | Fleta e punës për nxënësin: «Lista e ndëshkimeve». |
Procedura
- Nxënësit shprehin ide për format e ndëshkimit. Kjo hyrje e mësimit i trajton si ekspertë, meqë ata mund të shfrytëzojnë përvojën dhe vëzhgimin. Tanimë, ata mund të vijojnë me komente.Mësuesi u shpërndan nxënësve fletën e punës me titull «Lista e ndëshkimeve», të cilën ata e lexojnë në heshtje.
- Nxënësit diskutojnë në grupe të vogla (me tre ose katër vetë) se cilat ndëshkime kanë kuptim e cilat jo.
- Grupet ndajnë rezultatet e tyre me grupet e tjera (këtu është e dobishme loja formuese shiko Ushtrimin 5.3).
- Nxënësit kthehen në grupet e tyre për të diskutuar se cili ndëshkim, nëse ka ndonjë, duhet zbatuar në situatat e mëposhtme:
- Një nxënës arrin me vonesë në shkollë.
- Nxënësi nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë.
- Një nxënës pengon punën në klasë.
- Një nxënës fyen një shok klase për shkak të prejardhjes të tij/saj etnike ose të besimit fetar.
- Një nxënës ngacmon një nxënëse.
- Një nxënës është i dhunshëm në klasë/gjatë pushimit.
- Seancë plenare: nxënësit paraqitin rezultatet e tyre.
Diskutimi në vazhdim do t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje: a ka alternativa të tjera përveç detyrimit të ndëshkimit (p.sh., ndërmjetësimi mes keqbërësit dhe viktimës)?
Zgjerim
Nxënësit çojnë deri në fund skenën e zgjidhjes pozitive, krijuese të konflikteve në klasë.
Materialet
Fleta e punës e nxënësit
Lista e ndëshkimeve
|
Konceptet kyç:
Konflikti