Ju po lexoni Vëllimin I
Edukimi për demokraci

5. Etika profesionale e mësuesit tëEQD/EDNJ: tre parime

Në një orë mësimi të EQD/EDNJ, nxënësit mund të vijnë  me mendimet e tyre, të ndryshme nga ato të mësuesit. Zakonisht, kjo është problem  për mësuesit. Mësuesit e EQD/EDNJ duhet të bëjnë kujdes të mos i detyrojnë nxënësit të përqafojnë pikëpamjet ose vlerat e mësuesit. Shkollat janë institucione publike dhe prindërit  e shoqëria presin prej mësuesve të mos abuzojnë e të indoktrinojnë fëmijët me pushtetin e tyre.

Etika profesionale e mësuesve të EQD/EDNJ është e rëndësishme për suksesin dhe për vetë rëndësinë e EQD/EDNJ si pjesë e kurrikulës shkollore.  Ajo mund të përmblidhet në tri parime që burojnë nga një debat i zhvilluar për këtë çështje në Gjermaninë e viteve 70’.16

16. See “Der Beutelsbacher Konsens” (www.lpb-bw.de).


5.1 Parimi i mos-indoktrinimit

Mësuesi, në asnjë mënyrë,  nuk duhet të përpiqet të indoktrinojë nxënësit e tij për të pranuar një ide të dëshiruar, për shembull, nga pikëpamja e korrektësisë politike. Për këtë arsye, mësuesi nuk duhet t’u kërkojë nxënësve të heshtin ose të mbysë fjalën e tyre  në emër të pushtetit më të lartë. Në të kundërt, nxënësit duhet të gjykojnë lirisht pa ndërhyrje ose pengesa. Çdo përpjekje nga mësuesi për të indoktrinuar nxënësit   nuk përputhet me EQD/EDNJ dhe objektivit e edukimit të qytetarëve të aftë dhe me vullnetin për të marrë pjesë në një shoqëri të hapur dhe demokraci  të lirë, pluraliste.

5.1.1 Zbatimet praktike

Mësuesi duhet të drejtojë diskutimet gjatë  veprimtarisë së EQD/EDNJ, por nuk duhet të marrë pjesë në to. Nga ana tjetër, nëse nxënësit kërkojnë pikëpamjen  e mësuesit në lidhje me çështjen në diskutim, ne këshillojmë që mësuesi ta shprehë atë. Nxënësit e dinë se mësuesi ka qëndrimin e tij politik, si çdo qytetar tjetër dhe, shpesh herë, ata janë të interesuar ta dëgjojnë atë. Atëherë, mësuesi duhet të bëjë të qartë se ai ose ajo nuk po shprehen në rolin e një profesionisti, por të një qytetari. Në fakt, nxënësi mund ta gjykojë si të çuditshëm  qëndrimin neutral nga pikëpamja politike e një mësuesi  të EQD/EDNJ, në një kohë që nxënësve u kërkohet  ta shprehin atë vazhdimisht.

Një mësues i përkushtuar ndaj të drejtave të njeriut mund të vuajë nëse një nxënës shpreh prirjen e tij ndaj racizmit, nacionalizmit ose të ndonjë lloj fondamentalizmi.  Mësuesi duhet të shmangë përdorimin e pushtetit më të lartë ndaj nxënësit, por të përpiqet të kuptojnë përse një i ri ka përqafuar një linjë të tillë mendimi dhe të gjejë  rrugët për të sfiduar nxënësit për të menduar ndryshe.


5.2 Parimi i diskutimit kundërshtues

Cilado qoftë çështja kundërshtuese në fushën e shkencës ose politikës, ajo duhet të paraqitet si e tillë edhe në fushën e EQD/EDNJ. Ky parim lidhet ngushtë me atë të mos-indoktrinimit: nëse fshihen pikëpamjet e ndryshme dhe shpërfillen alternativat, vetë EQD/EDNJ vihet në rrugën e indoktrinimit. Klasat e EQD/EDNJ duhet të lejojnë vështirësitë, kundërshtitë, madje edhe kontradiktat. Për shembull, edhe pse të drejtat e njeriut janë universale, të drejtat individuale mund të hyjnë në konflikt me njëra-tjetrën.

Në një shoqëri pluraliste, mosmarrëveshjet, vlerat ndryshe dhe interesat konkurruese janë rregull dhe jo përjashtim. Në demokraci, debati dhe diskutimi janë mjete për zgjidhjen e problemeve dhe të konflikteve. Marrëveshjet dhe një shkallë e caktuar harmonie e arritur përmes kompromisit është rezultat i negocimit. Harmonia e arritur me anën e detyrimit, pa diskutime të hapura të çon në shtypje.

5.2.1 Zbatime praktike

NëEQD/EDNJ, mësuesi duhet të paraqesë të paktën dy pikëpamje në lidhje me çështjen në diskutim, ashtu sikurse edhe baraspeshën e duhur në trajtimin e saj.

Në diskutimet gjatë seancave plenare, mësuesi duhet tëmirëpresë pikëpamjet e ndryshme të nxënësve. Nëse një pikëpamje shprehet nga një pakicë ose edhe vetëm nga një nxënës, mësuesi duhet ta pranojë atë edhe për hir të argumenteve të nevojshme, duke shprehur qartë rolin e tij të veçantë dhe jo mendimin e tij vetjak. Mësuesi duhet të bëjë kujdes që të përshtasë pushtetin e tij të argumenteve me atë të nxënësve.

 


5.3 Fuqizimi i nxënësve për të mbrojtur interesat tyre

Nxënësit duhet të jenë të aftë të analizojnë një situatë politike dhe të dallojnë interesat e tyre për të gjetur rrugët dhe mjetet për të kthyer situatën në  interes të tyre. Ky objektiv kërkon që nxënësit të pajisen me aftësi dhe kompetenca për të ndërmarrë veprime. Kjo mund të arrihet vetëm nëse merren parasysh edhe dy parime të tjera, ai i mos indoktrinimit dhe ai i diskutimit kundërshtues.  Ky parim  nuk duhet të shihet si nxitës i egoizmit dhe i heqjes dorë nga përgjegjësia. Çdo komunitet  mbështetet në këto vlera, por e rëndësishme këtu është që mësuesi të mos pengojë nxënësit të ngrenë lart dhe të mbrojnë interesat e tyre, duke u kujtuar atyre vazhdimisht vetëm detyrat dhe përgjegjësitë.

5.3.1 Zbatim praktike

Shkolla është një shoqëri në miniaturë, ku nxënësit mësojnë si të marrin pjesë në të. Kjo mund të bëhet në disa mënyra. Mësuesi u jep nxënësve mundësinë të zgjedhin temat qëu  interesojnë dhe të marrin pjesë në  planifikimin e mësimit,  në veprimtari të tilla si qeverisja demokratike e shkollës (të mësuarit përmes demokracisë dhe të drejtave të njeriut)  si dhe në veprime konkrete.

Të mësuarit në bazë detyre dhe problemi  ndihmon në zhvillimin e aftësive të nxënësve për gjykime dhe vendimmarrje të pavarura.