Ju po lexoni Vëllimin I
Edukimi për demokraci

7. Metoda bart mesazhin: të mësuarit e bazuar te detyra nëEQD/EDNJ


7.1 Kufizimet e edukimit tradicional të qytetarisë

Në mësimdhënien tradicionale që bazohet te përmbajtja, edukimi qytetar përqendrohet tek faktet dhe informacioni rreth kuadrit institucional të vendit. Përmbajtja ka qenë pak a shumë “pa kohë”   dhe mund tëmësohet dhe të testohet sistematikisht. Nga këndvështrimi i nxënësit, ka pak ndryshim ndërmjet tëmësuarit përmendësh të fakteve rreth  parlamentit ose rreth specieve të ndryshme të peshqëve të ujëra tëëmbla për qëllimet e njëtesti të sotëm, por të harruara nesër. Një qasje e tillë nuk ofron vlera të shtuara për edukimin e qytetarëve në komunitete demokratike,  të bazuara në të drejtat e njeriut.


7.2 Të mësuarit përmes dhe për demokraci dhe për të drejtat e njeriut kërkon të mësuar aktiv

Në fushën e EQD/EDNJ, informacioni për sistemin politik të vendit ka një qëllim: ai mundëson aftësimin e nxënësit të marrë pjesë në të (të mësuarit “për” demokraci dhe të drejtat e njeriut). Megjithatë, pjesëmarrja politike këkon trajnim dhe përvojë. Për këtë arsye, në fushën e EQD/EDNJ, metoda duhet të bartë edhe mesazhin. Të mësuarit “rreth” demokracisë dhe të drejtave të njeriut ka nevojë të mbështetet nga mënyra si nxënësit mësojnë- të mësuarit “përmes” demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Nxënësit kanë nevojë për mjedise të nxëni që mbështetin të mësuarit ndërveprues, konstruktivist si dhe trajnimin e kompetencave. Pra, ata duhet të jenë aktivë dhe ndërveprues, në mënyrë që mësuesit tëndihen të detyruar t’i lejojnë ata “t’i hapin vetes punë” dhe të komunikojnë.


7.3 Detyrat–Mjetet që mësuesi përdor për të mbështetur të mësuarit aktiv

Në këndvështrimin e mësuesit,  detyrat e përgatitura me kujdes   janë mjetet kryesore për të mbështetur proceset aktive të të mësuarit. Në skicimin ose në përshtatjen e detyrave të të nxënit, mësuesi merr parasysh të gjitha aspektet kryesore të mësimdhënies dhe tëmësuarit: struktura e përmbajtjes dhe e objektivave të të mësuarit, nivelet fillestare të arritjes së nxënësve, të kuptuarit  dhe aftësitë, shanset e tëmësuarit, media dhe atmosfera e punës në klasë. 

EQD/EDNJ, në thelb, organizohet si  mësim me bazë detyre.  Vëllimet II – VI përmbajnë shumë demostrime dhe përshkrime të të mësuarit me bazë detyre, të integruar në katër mësime rradhazi, për të lejuar planifikim më realist të saj. Të mësuarit me bazë detyre ndahet në tre kategori bazë: simulimi i realitetit, eksplorimi i realitetit dhe prodhimi. Tabela e mëposhtme përmban shembuj për këto kategori.

Të mësuarit në bazë detyre
Simulatimi i realitetit në klasë Eksplorimi dhe ndërmarrja e veprimeve në situatat e jetës reale Produkti
Lojë me role
Lojëra për vendimmarrje
Statujat që luajnë
Konferenca
Biseda televizive
Debate
Seanca dëgjimore
Panel
Intervistë me njëekspert
Intervistë në rrugë
Pyetësor dhe kërkim
Profesion
Kërkim pune
Studim raste
Të marësh pjesë në qeverinë e shkollës
Të marrësh pjesë në planifikimin e mësimit
Prezantim
Fletë pune
Poster
Qarkore
Gazetë muri
Video ose pjesëz muzikore
Internet site Prezantim
Raport: të rejat e javës
Ekspozitë
Portfofol
Aftësitë e trajnimit

 


7.4 Të mësuarit në bazë të detyrës është të mësuar në bazë problemi

Përvoja ka treguar se nxënësit vlerësojnë shumë lirinë që ata gëzojnë në mjedise të tilla dhe besimin që mësuesi ka tek ta në përdorimin me efektshmëri të kohës. Nxënësit mësojnë të marrin përsipër përgjegjësi vetëm  nëse atyre u jepet dhe liria për këtë qëllim. Rreziku i dështimit është gjithmonë i pranishëm, por pa rreziqe nuk ka progres. Mund të ndodhë që nxënësit  të arrijnë rezultate që nuk përputhen me shpresat e mësuesit, por mësuesi fiton ide të vlefshme për zhvillimin e nivelit të kompetencës së nxënësit dhe nevojat për të mësuarit e tyre në të ardhmen. Procesi i të mësuarit është po aq i rëndësishëm sa rezultati i tij.

Në të mësuarit në bazë detyre, nxënësit përballen me probleme, jo vetëm me ato që lidhen me përmbajtjen dhe lëndën, por edhe me organizimin e punës së tyre. Ata duhet të njihen me to, për të gjetur edhe zgjidhjet personale. Në sajë të sfidës për të zgjidhur probleme, çdo formë e të mësuarit me bazë detyre, ofron mundësi të pasura për  formimin e aftësive, për shembull,  për menaxhimin e kohës, për planifikimin e punës, për të bashkëpunuar në grup, për të siguruar materiale dhe përzgjedhur informacione, për të gjetur dhe për të përdorur  vegla të ndryshme etj. Të mësuarit në bazë detyre është fleksibël, pasi nxënësi mund të  përshtasë detyrën  në përputhje me aftësitë e tij.


7.5 Roli i mësuesit në fazat e të mësuarit me bazë detyre

Të mësuarit në bazë detyre të afron me jetën e të rriturit;  ne të gjithë duhet  të  përballojmë problemet dhe detyrat vetë,  pa praninë e një mësuesi  ose trajneri. Mësuesi duhet të kujdeset të mos cënojë shanset e mëdha të të mësuarit, duke ndërhyrë parakohe ose më tepër se duhet.  Në këtë lloj të mësuari, mësuesi luan më shumë rolin e trajnerit se sa atë tradicional, të lektorit ose të mbikëqyrësit.

  • Mësuesi vëzhgon si nxënësit menaxhojnë zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen dhe nuk duhet të dorëzohet që me kërkesat e para tëtyre për t’u treguar zgjidhjen. Nëse e sheh të nevojshme,  mësuesi mund t’u japë atyre sugjerime për të lehtësuar detyrën, pa harruar që nxënësit duhet të “vuajnë” disi për zgjidhjen, siç do të vuajnë në jetën e tyre reale.    
  • Mësuesi vëzhgon nxënësit në punë, me dy skenare vlerësimi në mendje: procesi i të mësuarit dhe arritjet në punë.19 Nxënësit në punë dorëzojnë materialet e papërpunuara për vlerësimin e nevojave të të mësuarit.  Ndërsa nxënësit punojnë, mësuesi ndërmerr hapat e para për planifikimin e  mësimeve të ardhshme të EQD/EDNJ.
  • Mësuesi mund të ofrojë veten “për t’u përdorur” si burim informacioni me kërkesën e nxënësve, kur bëhet fjalë për shembull, për një pyetje që kërkon përgjigje të shpejtë. Në këtë rast, rolet përmbysen – nxënësit vendosin kur dhe për çfarë këkojnë ndërhyrjen e mësuesit të tyre.

19.Shih Pjesa 2, Njësia 5, Fletë pune 3: Këndvështrime dhe forma të vlerësimit, në këtë vëllim.


7.6 Të mësuarit ndërveprues kërkon vazhdimësi

Të  mësuarit në bazë detyre duhet të përfshijë procesin e reflektimit. Ai mund të kërkojë përmbledhje të shpejtë,  për shembull, nëse nxënësit,  pas një loje me role, shfaqin  ndjenja të forta gëzimi, zhgënjimi, inati etj.

Në një seancë plenare të drejtuar nga mësuesi, nxënësit shkëmbejnë idetë dhe reflektojnë për veprimtarinë e tyre. Çfarë kemi mësuar? Si mësuam? Për çfarë qëllimi po mësojmë? Pa këtë reflektim, të mësuarit në bazë detyre është thjesht një veprim,vlera e të cilin nuk del jashtë vetes.  Nga pikëpamja e të mësuarit konstruktivist, reflektimi është koha që i kushtohet analizës abstrakte e sistematike dhe gjykimeve.  Mësuesi jep udhëzimet, konceptet, informacionin shtesë, konteksti i të cilit ofrohet nga  vetë veprimtaria e tëmësuarit në bazë detyre.