Organizimi i klasës në mënyrë më demokratike lidhet me një qëllim të madh
Tabela e mëposhtme tregon hapat që mund të ndërmerren për këtë qëllim
- Cili është pozicioni im në çdo aspekt?
- Cilin prej aspekteve do të zgjedh për nesër, për pasnesër, për javën tjetër, për vitin tjetër?
- Si duhet të veproj, si mësues, për të bërë të mundur që shkolla ime të përfitojë nga progresi në të mësuar?
Objektiva afatshkurtër | Objektiva afatmesëm | Objektiva afatgjatë |
Mësuesi pakëson përdorimin e shprehjeve të skajshme autoritariste | Mësuesi zhvillon përdorimin e zakonshëm të shprehjeve të ndryshueshme | Mirëkuptim i ndërsjellë ndërmjet nxënësve dhe mësuesit |
Mësuesi shpjegon përzgjedhjen e lëndës dhe të materialeve mësimore | Mësuesi ofron tema dhe material alternative | Planifikim në bashkëpunim i mësimit nga nxënësit dhe mësuesi |
Mësuesi u shpjegon nxënësve objektivat e të mësuarit | Mësuesi paraqet objektiva alternativë të mësuari | Përzgjedhje në bashkëpunim i objektivave të të mësuarit nga nxënësit dhe mësuesi |
Mësuesi shpjegon arsyen e përzgjedhjes së metodave të mësimdhënies | Mësuesi paraqet metoda alternative të mësimdhënies | Vendimmarrje e përbashkët për metodat e mësimdhënies nga nxënësit dhe mësuesi |
Mësuesi shpjegon arsyen e vendosjes së notave për arritjet e nxënësve | Mësuesi shpjegon problemet e vendosjes së notave | Vetëvlerësim nga nxënësit |
Njohje me mënyrat demokratike të zgjidhjes së konflikteve | Mësuesi pushon së përdoruri në mënyrë autoritariste pushtetin për të zgjidhur konfliktet | Zgjidhje konflikti me anë të bashkëpunimit dhe komunikimit |
Mësuesi shpjegon parimet e organizimit të punës në klasë | Sugjerimet e nxënësve për organizimin e punës në klasë merren parasysh | Nxënësit marrin pjesë në vendimet për organizimin e punës në klasë |
Konceptet kyç:
Qeveria dhe politikat