Hartimi i një marrëveshje të përbashkët
Objektivat e mësimit | Nxënësit mësojnë si të punojnë për një numër rregullash të përbashkët, të cilat janë të detyrueshme për të gjithë nxënësit në shkollë. Ata diskutojnë mënyrat realiste të integrimit në jetën e përditshme të shkollës. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit arrijnë një marrëveshje për rregullat që janë pranuar nga shumica dhe diskutojnë mundësitë e integrimit të mendimit të pakicës. |
Burimet | Tabelë, lapsa, skedat e votimit, lista e rregullave të shkollës për tabelë ose në dërrasën e zezë, copat letre. |
Metodat | Puna në grupe, diskutim plenar. |
Përshkrimi i mësimit
Nxënësit ulen në një rreth përballë me tabelën ose dërrasën e zezë, ku janë shkruar rregullat e shkollës me shkronja të mëdha. Letrat e ngjitura, që tregojnë se çfarë ndryshimesh dëshiron secili grup në rregullat e shkollës, janë ende në tabelë. Mësuesi drejton diskutimin me pyetjet e mëposhtme:
- Çfarë mendojnë nxënësit në lidhje me ndryshimet e sugjeruara?
- A i pranojnë ata sugjerimet?
- Sa prej tyre i pranojnë? Pjesa më e madhe?
- Çfarë ndodh me pakicën? A mund të gjendet një kompromis?
Nxënësit kthehen në grupet e tyre. Ata punojnë për një rregull që do të ndryshohet dhe përpiqen ta riformulojnë atë. Ata e shkruajnë atë në një copë letër dhe e ngjitin në tabelë ose në dërrasën e zezë.
Pasi të gjitha sugjerimet e reja janë ngjitur në tabelë ose në dërrasën e zezë, është koha që nxënësit të votojnë. Të gjithë nxënësit duhet të marrin kartat e tyre të votimit. Çdo rregull do të lexohet nga mësuesi. Nxënësit votojnë duke përdorur skedat e tyre, duke treguar pranimin, refuzimin ose abstenimin.
Gjërat që nuk pranohen nga shumica duhet të diskutohen përsëri.
Në fund të procesit, rregullat e reja shkollore duhet të jenë shkruar në një letër A4.