Vlerësimi për rregullat e reja dhe paraqitja e tyre
Objektivat e mësimit | Nxënësit kuptojnë kriterin e rëndësishëm për ligje të mira. Ata mësojnë se si bëhet fushatë për rregulla të reja shkollore. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit mbledhin kritere të ndryshme për rregulla të mira. Ata i provojnë rregullat e reja të shkollës, në bazë të këtyre kritereve të ndryshme. Ata shkruajnë marrëveshjen përfundimtare dhe e nënshkruajnë atë. Ata e paraqesin marrëveshjen e tyre në klasat e tjera në shkollë. |
Burimet | Tabelë, materialet e shkruara, letër, lapsa, kopje e marrëveshjes për klasat e tjera, rezultatet e seancës së ideve nga mësimi 1. |
Metodat | Puna në çifte, diskutim plenar, prezantime në klasat e tjera. |
Përshkrim i mësimit
Mësuesi paraqet rezultatet e seancës së dhënies së ideve nga mësimi 1 (kriteret për rregullat). Nxënësve u kërkohet të testojnë rregullat e reja shkollore në bazë të këtyre kritereve. Ata punojnë në çifte dhe plotësojnë fletën e punës.
Nxënësit kthehen në seancë plenare dhe paraqesin rezultatet e analizës së tyre. A ka ndonjë ndryshim të madh në rregullat e shkollës? Nëse është kështu, këto ndryshime duhet të bëhen me marrëveshje.
Rregullat e reja të shkollës kopjohen për t’i prezantuar në klasat e tjera.
Mësuesi i ndan nxënësit në grupe me nga katër vetë. Grupet duhet të shkojnë në klasa të ndryshme dhe paraqesin rregullat e reja shkollore.
Është e rëndësishme që procesi të sqarohet paraprakisht. Çfarë do të duhet të bëjnë nxënësit në klasat e tjera? A duhet që ata të vlerësojnë rregullat e reja shkollore? Çfarë ndodh më pas?
Grupet ushtrohen për prezantimin e rregullave të reja shkollore, duke përfshirë edhe arsyet pse u ndryshuan rregullat e mëparshme. Pastaj ata shkojnë në klasat e tjera dhe bëjnë prezantimet e tyre.
Pas prezantimeve, zhvillohet një bisedë e shkurtër në seancë plenare.