What is the position of politicians in a democracy?
Objektivat e mësimit | Nxënësit kuptojnë idenë se një person mund të përfaqësojë një grup njerëzish. Ata zhvillojnë më tej kuptimin për konceptin e delegimit të fuqisë dhe përgjegjësisë. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit krahasojnë mendimet e tyre për skemën e përfaqësimit politik në një demokraci. Ata diskutojnë pikëpamjet e tyre për politikanët duke bërë krahasimin me mendimet e njerëzve të tjerë. Ata kryejnë intervista të shkurtra për të realizuar këtë gjë. |
Burimet | Skema e përfaqësimit politik, lapsa, letër. |
Metoda | Punë individuale, punë në çifte, diskutim plenar. |
Përshkrimi i mësimit
Nxënësve iu paraqitet skema e përfaqësimit politik (fleta e punës). Mësuesi prezanton
konceptin e delegimit brenda shtetit dhe shpjegon se kryetarët e shteteve janë njëlloj si krerët e klasës. . Ata kanë pushtet të deleguar drejt tyre.
Mësuesi shpjegon skemën dhe sistemin e përfaqësimit.
Procesi i zgjedhjes së përfaqësuesve është i ndryshëm në sisteme të ndryshme shtetërore (për shembull, në një demokraci të drejtpërdrejtë ose një demokraci të përfaqësuar).
Duke punuar individualisht, nxënësit plotësojnë hapësirat në fletën e punës. Pastaj formojnë çifte dhe diskutojnë dhe shkëmbejnë informacionin që kanë për politikanët. Pyetjet e mëposhtme mund të jenë të dobishme për këtë qëllim:
- Çfarë mendoni për politikanët?
- Cilin politikan njihni ju?
- Çfarë duhet të bëjnë politikanët?
- Çfarë nuk duhet të bëjnë politikanët?
- Pse kaq shumë njerëz mendojnë se politikanët janë të këqij?
Në vijim, nxënësve u jepet detyrë të zhvillojnë intervista dhe të pyesin njerëz të tjerë për mendimet e tyre për politikanët dhe kompetencat e tyre. Nxënësit shkruajnë pyetjet për pjesëtarët e familjes së tyre, për rrethin e miqve dhe komunitetin që i rrethon. Mësuesi i udhëzon ata të mbajnë shënime përgjigjet e njerëzve. Disa prej pyetjeve të intervistës mund të jenë:
- Cilat janë kompetencat që duhet të ketë një politikan?
- Pse mendoni se politikanët shpesh konsiderohen si të këqij?
- Çfarë karakteristikash duhet të ketë një politikan?
- Çfarë karakteristikash nuk duhet të kenë?
Nxënësit i kryejnë intervistat pas mësimit dhe i sjellin rezultatet në mësimin e ardhshëm.