Detyrë Kërkimore
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës |
Metodat : puna me projekt. Analiza dhe gjykimi politik: përshkrimi dhe gjykimi i një procesi të vendimmarrjes politike. Pjesëmarrja dhe veprimi: përgjegjësia, ushtrimi i lirive. |
Objektivat e të mësuarit | Nxënësit kuptojnë modelin ciklik të politikave dhe mund ta zbatojnë atë në çdo pjese të informacionit për vendimmarrjen. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit zbatojnë modelin ciklik të politikave për një çështje konkrete. |
Materialet dhe burimet | Fletët e punës së nxënësit 6.1 dhe 6.2. Gazeta. |
Metoda | Punë me projekt. |
Koha në dispozicion | 1. Puna në grup. (35 min) |
2. Shpjegimi. (5 min) |
Ky mësim i është përkushtuar punës në grupe. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur, dhe janë përgjegjës për punën e tyre. Prandaj nga ata pritet që të mbledhin të gjithë informacionin që kanë nevojë.
Mësuesi mund të zgjedhë që t’i mbështesë grupet, duke u dhënë disa burime informacionesh, p.sh. statistika, tekste shkollore, kopje të kushtetutës apo hyrje në internet.
Mësuesi shikon nxënësit në punë; pikat e forta dhe dobësitë duke punuar pa udhëheqjen e mësuesit – siç do t’u duhet të bëjnë pas largimit nga shkolla – tregojnë nevojat e tyre në trajnimin e aftësive.
Mësuesi kërkon nga nxënësit që të marrin pjesë në një raund të shkurtër takimi në seancë plenare. Mësuesi dhe nxënësit planifikojnë prezantimet për mësimin e ardhshëm; në qoftë se një grup nuk ka përfunduar, kjo është përgjegjësi e nxënësve për të zgjidhur problemin.
Së pari, grupi duhet të shpjegojë se pse mendojnë se nuk e kanë “mbaruar”. A ka informacion shtesë që nuk e kanë lexuar ende? Apo ata janë të pakënaqur me sasinë e pamjaftueshme të informacionit që kihin në dispozicion?
Mundësia më e preferueshme është që ta lësh problemin si përgjegjësi e grupit. Kjo duket e vështirë, por ajo i ngjan realitetit në jetën e rritur. Mundësitë e mësimit për nxënësit janë më të mëdha se gabimet në prezantimin e tyre. Një seksion pyetje-përgjigjesh pas katër mësimesh është i nevojshëm dhe duhet të lejohet kohë e mjaftueshme për këtë. Një zgjidhje alternative do të ishte që t’u jepet nxënësve një mësim shtesë. Kjo alternativë është më e përshtatshme në qoftë se shumica e nxënësve nuk e kanë përfunduar punën e tyre.