Objektivat mësimore |
Nxënësit kuptojnë vlerat që, pa dyshim, drejtojnë argumentin dhe debatin politik dhe se disa nga këto vlera mbështetin të drejtat e njeriut, kurse të tjerat janë kundër tyre (mësimdhënia për të drejtat e njeriut). Ky ushtrim i stërvit nxënësit të jenë të gatshëm për të studiuar dhe kuptuar vlerat dhe qëndrimet pavarësisht nëse janë apo s’janë në një mendje me to (mësojnë nëpërmjet të drejtave të njeriut). |
Burimet | Një listë parashtrimesh ose parullash (shih materialet e mëposhtme). Ndryshe, mund të përdoren afishet e zgjedhjeve, kronika televizive ose pjesë nga pohime ose fjalime nga jeta politike. |
Procedura
- Nxënësit formojnë çifte ose grupe me nga katër veta.
- Ata identifikojnë nënkuptimet e pohimeve. Lipset t’u jepen pyetje për t’i drejtuar dhe mundësuar për të bërë krahasime, p.sh. për cilat grupe të shoqërisë mund të ketë pasoja një propozim i caktuar dhe cilat mund të jenë këto (nxënësit do të gjejnë përgjigje të tilla si: të pasurit dhe të varfrit, të shëndetshmit dhe të sëmurët, të fuqishmit dhe të dobëtit etj.).
- Në qoftë se nxënësve u janë bërë të njohura qasjet themelore të mendimit politik, atëherë ata mund t’i lidhin propozimet me shkollat e ndryshme të mendimit. Ata mund të gjejnë afri me më shumë se një vijë mendimi.
- Pohimet dhe vlerat e tyre themelore nxënësit i gjykojnë në dritën e të drejtave të njeriut.
Zgjerim
Nxënësit diskutojnë pasojat e propozimeve, duke i lidhur me çështjet që diskutohen në vendin e tyre.
Materialet
Lista e propozimeve dhe parullave
|