Objektivat mësimore |
Nxënësit përcaktojnë dhe gjykojnë elementet e demokracisë dhe të diktaturës. Nxënësit zgjedhin me kujdes vlerat dhe i argumentojnë. |
Burimet | Afishe dhe shënjues ose dërrasë e zezë dhe shkumës. |
Procedura
- Nxënësve u kërkohet që të përkufizojnë tiparet kryesore të diktaturës.Lista mund të përmbajë pikat e mëposhtme:
– antisemitizmi – roli i grave si riprodhuese – spastrimi etnik – shtypja e pakicave seksuale – tortura – nënshtrimi ndaj autoritetit – kushtëzimi – trysnia nga bashkëmoshatarët për t’u përshtatur – kulti i pushtetit, individëve ose i ushtrisë – kërkesa për t’u udhëhequr – vlerësimi i kritikës si shkatërruese – mospranimi i pakicave - Nxënësit, duke iu referuar listës, përpiqen t’i përgjigjen pyetjes: «Deri në ç’shkallë kjo gjendje ndikon tek unë?»
- Nxënësve u kërkohet që gjërat e mësipërme t’i vendosin në një peshore, duke filluar me tiparet që i kanë më shumë për zemër.
Zgjerim dhe variacion
Veçoritë e diktaturës mund t’i lidhni me shembuj nga buletinet e lajmeve, filmave ose teksteve shkollore.
I njëjti ushtrim mund të bëhet edhe për demokracinë.